Pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Evropës ndërmjet Prishtinës dhe Europa FC, një pjesë të qatisë së stadiumit ‘Adem Jashari’ e ka kapluar zjarri, shkruan Gazetasheshi.com.
Në fakt, një nga reflektorët e stadiumit është djegur dhe flaka ka filluar të përhapet.
Megjithatë, reagimi i shpejtë i punonjësve ka bërë që zjarri të lokalizohet dhe të mos marrë përmasa më të mëdha.
Kujtojmë se të martën Drita në po këtë stadium do ta luajë duelin e raundit të parë të Ligës së Kampionëve ndaj Malmos prej orës 20:45. /Gazeta Sheshi/
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...