Kemal Ademi ka kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë këtë vit në Superligën e Zvicrës.
Sulmuesi nga Kosova ka shënuar shtatë gola në kampionat dhe një tjetër në Kupën e Zvicrës me fanellën e Xamaxit.
23-vjeçari në fund të edicionit do të mbetet lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Xamaxin do të skadojë.
Ademi ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, pasi Xamax ende nuk e ka të sigurt qëndrimin në Superligë.
Kësisoj mediat zvicerane kanë raportuar se interesim për sulmuesin shtatgjatë ka shprehur St Gallen.
Ademi karrierën e ka nisur pikërisht tek kjo skuadër, para se të luante për Hoffenheim II dhe Xamaxin.
Përveç St Gallenit, interesim ka shfaqur edhe Servette që tanimë sa është rikthyer në elitë.
Gjithsesi synimi i lojtarit është të gjejë një skuadër të mirë jashtë kufijve të Zvicrës.
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”