Sportingu i Lisbonës ka triumfuar në finalen e Kupës së Portugalisë, duke mposhtur rivalin e përjetshëm Benfica me rezultat 3-1 në një ndeshje dramatike të zhvilluar në Estádio Nacional do Jamor në Lisbonë.
Ndeshja ishte në favor të Benficas deri në minutën e nëntë të kohës shtesë në ndeshje, por në atë moment Viktor Gyökeres fitoi penallti dhe e shndërroi në gol, për çuar ndeshjen në vazhdime, shkruan Arbresh.info.
Në kohën shtesë, Conrad Harder shënoi me kokë për të kaluar Sportingun në epërsi, ndërsa Francisco Trincão vulosi fitoren me golin e tretë .
Ky sukses i siguron Sportingut titullin e 18-të të Kupës së Portugalisë dhe kompleton dopietën sezonale, pasi më herët kishin fituar edhe kampionatin portugez .
Gyökeres shfaqet edhe një herë në skenë kur skuadra pati nevojë dhe në ndeshjet e tij të fundit me klubit tregohet hero edhe një herë.
Suedezi ka njoftuar klubin se do të largohet nga skuadra në merkaton e kësaj vere. Ai këtë sezon ka realizuar 54 gola dhe 14 asistime me klubin./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...