Lideri i grupit të tifozëve ultras të Lazios u vra gushtin e kaluar , teksa ishte ulur në stolin e një parku në Romë.
53 vjeçari, ishte ulur në një stol në Viale Monia në numrin 273 së bashku me një person të dytë, kur një burrë me rroba sporti e qëlloi atë nga pas.
Sipas Prokurorisë Italiane, 53-vjeçari Fabrizio Piscitelli, i njohur me pseudonimin “Diabolik”, mendohet të jetë vrarë për shkak sinjalizimit që ka bërë në lidhje me trafiqet e paligjshëm të klaneve kriminale shqiptare.

Gazeta italiane “Il Messagero” shkruante se “Diabolik”, për 30 vjet ishte lider i padiskutueshëm i grupit famëkeq të tifozëve dhe kishte nisur të përhapte fjalë për aktivitetin e paligjshëm dhe pastrimin e parave të Mafias Shqiptare, ndoshta dhe duke marre garanci nga autoritetet italiane që do të ishtë një dëshmitar i mbrojtur.
Ndërkohë që më herët, Në vitin 2015, Diabolik u konsiderua përgjegjës, së bashku me ultras të tjerë, për zhvatje ndaj presidentit të Lazios, Claudio Lotito. Emri i Piscitelli u shfaq edhe në gazetat e Mafia Capitale, me prokurorët që e konsideruan Diabolik në krye të një grup kriminel italo-shqiptar, të quajtur “Batteria di Ponte Milvio”.
Vrasja e tij, dyshohet se ka lidhje me larje hesapesh, ndërkohë që Hetuesit janë të bindur se vrasja ka ardhur si pasojë e përplasjes së Fabrizios me grupin e tij, duke mos e konsideruar më si të besueshëm./tch
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...