Spanja publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen kundër Kosovës

12:01 | 26 Gusht 2021

Kombëtarja e Spanjës ka publikuar listën e lojtarëve të cilët janë të ftuar për ndeshjen kundër Kosovës e cila do të luhet në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 8 shtator në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Qatar 2022”.

Selektori Luis Enrique ka grumbulluar ekipin më të fortë në dispozicion.

Megjithatë mungojnë disa emra si Pedri i Barcelonës i cili aktualisht  është në pushime dhe është liruar nga ndeshjet e fundit te Barcelona, lojtari tjetër është Pau Torresi cili poashtu është në pushime.

Emrat e lojtarëve të cilët do të luajnë në ndeshjet kundër  Suedisë më 2 shtator, me Gjeorgjinë  më 5 shtator dhe me Kosovën më 8 shtator, selektori spanjoll ka bërë të ditur me anë të një video të postuar nga faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Spanjës.

Në video shihet se si selektori spanjoll ka vendosur që për çdo lojtarë  të i dhurojë nga një qantë shkolle ku edhe ka përshkruar videon si kthehemi në shkollë, “ Back to school”.

Në listë janë 24 emra të  yjeve spanjoll të cilët pritën të shkëlqejnë në ndeshjen e shtatorit. /arbresh.info/

Video:

lista e plotë:

Portierët: Unai Simon, David de Gea dhe Robert Sanchez;

Mbrojtësit: Jordi Alba, Jose Gaya, Cesar Azpilicueta, Marcos Llorente, Eric Garcia, Aymeric Laporte, Inigo Martinez dhe Raul Albiol;

Mesfushorët: Sergio Busquets, Rodri, Koke, Mikel Merino, Carlos Soler dhe Brais Mendez;

Sulmuesit: Pablo Fornals, Pablo Sarabia, Ferran Torres, Adama Traore, Alvaro Morata, Gerard Moreno dhe Abel Ruiz;

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara