Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate thotë se i dhemb ende që ekipi i tij i pësoi tre gola muajin e kaluar nga Kosova, në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian 2020
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate nuk e ka harruar ende ndeshjen me Kosovën, e cila ishte zhvilluar muajin e kaluar, në kuadër të fazës kualifikuese të Euro 2020, shkruan Gazeta Express.
“Tre Luanët” do të luajnë sonte me Republikën Çeke si mysafirë, ndërsa një fitore eventuale e Anglisë do t’i kryente shumë punë Kosovës, në rrugëtimin e saj drejt kualifikimit për në Euro 2020.
Anglia e kishte mundur Kosovën me rezultat 5:3, por trajneri anglez e ka përjetuar rëndë faktin se ekipi i tij i pësoi tre gola nga “Dardanët”.
“Njëra prej vështirësive të punës është që ne po flasim për ndeshjen kundër Kosovës dhe ne nuk ishim të kënaqur nga ajo lojë. Kështu, fituam 5:3, dhe kam qenë në humor të keq për një muaj”, është shprehur trajneri anglez.
Kosova, edhe pse humbi, bëri paraqitje të madhe në Angli, duke shënuar tre gola, dy herë me Valon Berishën dhe një herë me Vedat Muriqin.
Obama reagon pas vrasjes së Alex Pretti: Është një tragjedi ...
Zjarr i përmasave të mëdha në Orikum
Man United e “gjunjëzon” Arsenalin në “Emi...
Në lidhje për 5 vjet, Endri flet për raportin që ka me famil...
Moti për pesë ditët e ardhshme me vranësira dhe reshje shiu
Pse stërvitja në shtëpi gjatë dimrit është zgjedhja më e men...