
Screenshot
Manchester United ka shënuar fitore në kryendeshjen e javës së 23-të në Premier League me rezultat 3-2.
Arsenali kaloi në epërsi në minutën e 29-të, kur Lisandro Martínez devijoi topin në portën e tij, duke i dhënë avantazhin “Topçinjve” prej 1-0.
Manchester United reagoi dhe arriti barazimin në minutën e 37-të. Një gabim në mbrojtjen e Arsenalit u shfrytëzua nga Bryan Mbeumo, i cili tregoi qetësi dhe realizoi nga afërsia për 1-1.
Dorgu në minutën e 51′ e kaloi Manchester Unitedin në epërsi.
Gjashtë minuta para fundit, Meroni barazoi rezultatin.
Drama nuk kishte të ndalur, tre minuta më vonë Cunha shënoi dhe riktheu epërsinë e Djajve të Kuq.
Kjo është fitorja e dytë radhazi e Man United pas asaj me Cityt, dhe tani është i katërti me 38 pikë.
Arsenali edhe pas humbjes mbetet lider me 50 pikë./Arbresh.info
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë