
Screenshot
Kampionia e Kosovës, Trepça e mposhti me rezultatin 90:81 nënkampionin Bashkimin, në “Minatori”.
Akili Vining ishte i pandalshëm te skuadra e Trepçës dhe i kishte statistikat më të mira në fitore. I realizoi 23 pikë, ndërsa kontribuoi edhe me nëntë asistime e dy kërcime.
Lojë shumë të mirë pati edhe Mikaile Tmushiq me 16 pikë, gjashtë kërcime e dy asistime. 16 pikë i realizoi edhe Kenny Hasbrouck, ndërsa Mustapha Amzil i shtoi 14 të tjera.
Te Bashkimi statistikat më të mira i pati Tj Bickerstaff me tetë pikë e po aq kërcime.
Shanon shorter i kishte 13 pikë, shtatë kërcime e një asistim, kurse 13 pikë i shënoi edhe Isaiah Cousins, por të pamjaftueshme për ta shmangur humbjen.
Tani Trepça në pozitën e parë me 31 pikë, i ka 14 fitore dhe tri humbje.
Bashkimi pësoi disfatën e gjashtë të sezonit, ndërsa i ka edhe 11 fitore. I ka 28 pikë.
Nesër mbahet ceremonia e hapjes së objektit të ri të Ministr...
66 inspektime për 48 orë – ndërtimtaria në fokus, 27 ndalime...
Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenoc...
Begaj: E dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj Presidentit ...
Pas kërcënimeve nga Izraeli, Kadiri i “Esref Ruya” takon Erd...
“Përsëritet historia”/ Sulmi me armë në darkën e...