
Screenshot
Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në fitoren e Baselit ndaj Zurichut në Superligën e Zvicrës.
Baseli udhëtoi për në Zurich për ndeshjen e sontme, të luajtur në kuadër të xhiros së 21-të në elitën e futbollit zviceran.
Baseli fitoi 4-3, me futbollistin me prejardhje shqiptare Xherdan Shaqiri që shënoi tregolësh.
Zurichu doli i pari në epërsi me anë të Matthias Phaeton në minutën e parë të ndeshjes.
Shaqiri e barazoi rezultatin pas dhjetë minutash, derisa Phillippe Keny shënoi në minutën e 43-të për rezultatin 2-1 për Zurichun.
Xherdan Shaqiri doli sërish në skenë, duke shënuar për 2-2 në fund të pjesës së parë.
Philip Otele i Baselit shënoi me të filluar pjesa e dytë për 3-2, megjithatë, Damienus Reverson e barazoi rezultatin në minutën e 64-të.
Kur dukej se ndeshja do të mbyllej me barazim, Xherdan Shaqiri shënoi golin e tretë personal në ndeshje dhe golin e fitores për Baselin në minutën e 94-të të ndeshjes.
Ky ishte goli i nëntë i Shaqirit në elitën e futbollit zviceran këtë sezon, teksa ka edhe dhjetë asistime në emrin e tij.
Në këtë ndeshje luajti edhe një shqiptar tjetër, ai i kombëtares së Kosovës, Bledian Krasniqi i cili luajti për 55 minuta për Zurichun dhe duke asistuar në golin e parë.
Me këtë fitore, Baseli shkon në kuotën e 36 pikëve, në vendin e katërt, dhjetë më pak se vendi i parë që mbahet nga Thun.
Zurichu në anën tjetër është i teti me 25 pikë të tubuara.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...