Ish-trajneri i kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, ka qenë i lidhur me një mundësi për ta zëvendësuar trajnerin e Manchester United, Erik ten Hag, i cili është nën presion, por ai e ka hedhur poshtë një rikthim të shpejtë në pankinë.
Ish-mbrojtësi i dikurmë u largua nga pozicioni i tij pas tetë viteve në krye të ekipit anglez, vetëm disa ditë pas humbjes në finalen e Euro 2024 kundër Spanjës.
“Njerëzit e dinë se kam nevojë të rikuperohem dhe të shijoj jetën. Nuk kam ndërmend të nxitoj dhe dua të marr vendime të mira”, ka thënë Southgate për “Sky News”. “Kam shumë mundësi. Jam i hapur për çfarë mund të vijë, brenda ose jashtë futbollit. Do të marr kohë, të rifreskohem dhe të shoh se ku do të shkoj më tej”/rtk
Dita e Presidentit, Osmani: Rugovizmi mbetet udhërrëfyes i s...
Rama ndan buxhetin për Parkun Memorial dhe Bibliotekën ̶...
Kurti në Zvicër: Forma më e lartë e patriotizmit është arsim...
Hoxha falënderon Rubion për nderimin e Nënë Terezës
Nis dizensektimi në zona endemike, Muja: 971 mijë euro për s...
Ligji i ri për Shtetësinë përplas partitë politike, Sveçla: ...