Sot (e shtunë) janë në program për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Gjatë ditës së djeshme filluan ndeshjet e xhiros së 15-të, ku Feronikeli ’74 mposhti Suharekën me rezultat 3-1, duke shijuar fitoren e parë këtë sezon.
Pas kësaj ndeshje, radhën e kanë dy takime gjatë ditës së sotme, ku ndeshja më interesante padyshim se do të zhvillohet në Suharekë.
Ballkani është nikoqir i Dritës në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” dhe pret fitore për t’iu ofruar në dy pikë.
Në ndeshjen tjetër, Llapi e pret Ferizajn në “Zahir Pajaziti”, ku pret t’i kthehet fitores pas një serie prej shtatë ndeshjesh pa fitore.
Të dy ndeshjet janë paraparë të fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës