Liga e Kampionëve të Basketbollit po hyn në edicionin e saj të 10-të, duke filluar me shortin e Turneve të Raundit të Kualifikimit dhe edicionit të rregullt ditën e sotme.
Shorti do të transmetohet në faqen e Ligës së Kampionëve në basketball me fillim nga ora 12:00.
Kampionia e Kosovës, Trepça është në vazon e dytë.
24 ekipe do të garojnë në tre turne të Raundit Kualifikues. Të tre turnetë e Raundit Kualifikues do të zhvillohen në fund të shtatorit. Orari i detajuar i ndeshjeve, si dhe vendi i zhvillimit, do të shpallen më vonë në korrik.
Të tre turnetë e Raundit Kualifikues do të luhen në format eliminues me një ndeshje të vetme, duke filluar nga çerekfinalet. Ekipet nga Vazo 1 do të përballen me ekipet nga Vazo 4, ndërsa ekipet në Vazo 2 do të përballen me ekipet nga Vazo 3.
Tre fituesit e turneut të Raundit Kualifikues do të avancojnë në grupet e edicionit të rregullt. Edicioni i rregullt do të ketë tetë grupe me nga katër ekipe.
Trepça edicionin e kaluar ishte në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ndërsa më pas pjesë e grupeve të FIBA Europe Cup.
Mitrovicasit fituan titullin, Kupën dhe Superkupën në edicionin e kaluar./Arbresh.info
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...