Sot (e hënë) do të mbyllet xhiro e parë në Albi Mall Superligën e Kosovës që tashmë ka nisur edicionin 2025/2026.
Maratona e këtij sezoni filloi të shtunën, ku u luajtën katër ndeshje dhe pati shumë rezultate befasuese.
Prishtina triumfoi në udhëtim ndaj Dukagjinit me rezultat të ngushtë 3-2, teksa Prishtina e Re në anën tjetër mori një fitore të thellë me rezultat 4-0 po ashtu në udhëtim ndaj Malishevës.
Dueli tjetër mes Drenicës dhe Llapit në Skenderaj përfundoi pa gola 0-0, teksa Drita u mposht minimalisht 1-0 ndaj Ferizajt.
Ndërkohë, sot sipas programit do të luhet ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit, e cila do ta mbyllë xhiron e parë.
Gjilani ka qenë një ndër ekipet më aktive në afatin kalimtar veror dhe pritet një duel i fortë ndaj Ballkanit që synon të lë pas zhgënjimin nga garat evropiane.
Kjo ndeshje pritet të nis me fillim nga ora 16:30./Telegrafi
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...