Google ADS

Sot hidhet shorti për raundin e tretë të Ligës së Konferencës

12:29 | 19 Korrik 2021
KRG

Sot nga ora 14:00 në Nyon hidhet shorti i raundit të tretë të Ligës së Konferencës.

FC Prishtina mund të ketë punë me disa skuadra mjaft kualitative.

Por, kampionët e Kosovës fillimisht do të kenë punë me uellsianët Connah’s Quay Nomads, me të cilët do të përballen në raundin e dytë.

Ndeshja e parë zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 18:00, kurse ajo e kthimit pas një jave në Uells.

Kundërshtarët e mundshëm të kryeqytetasve janë njëra prej katër skuadrave fituese të çifteve:

Riga – Shkëndija

Dinamo Tbilisi – Maccabi Haifa

HB Torshavn – Buduçnost Podgorica

Shakhtyor Soligorsk – Fola Esch

 

 

Të ngjashme