Sot do të hidhet shorti i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve

08:50 | 26 Gusht 2021

Tashmë janë kompletuar të gjithë 32 ekipet  te cilët do të marrin pjesë në edicionin e ri në Ligën e Kampionëve.

Sot gjatë orës 18:00 do të hidhet shorti i fazës së grupeve  ku  ceremonia zyrtare do të mbahet në Stamboll të Turqisë.

Ky sezon pritet të jetë shumë interesant pasiqe shumë klube pritet kanë bërë transferime të ndryshme gjatë afatit kalimtar veror.

Kujtojmë se kampion aktual i Ligës së Kampionëve është Chelsea.

Tashmë janë bërë të ditur edhe klubet ku gjenden në vazo.

Vazo 1: Chelsea, Bayern Munich, Manchester City, Atletico Madrid, Villarreal, Inter, Sporting Lisbon, Lille

Vazo 2: Real Madrid, Barcelona, Juventus, Manchester United, PSG, Liverpool, Sevilla, Borussia Dortmund

Vazo 3: Porto, Ajax, RB Leipzig, Atalanta, Zenit Saint Petersburg, Benfica, Shakhtar Donetsk, Salzburg

Vazo 4: AC Milan, Club Brugge, Ëolfsburg, Young Boys, Malmo, Dynamo Kyiv, Wolfsburg, Sheriff Tiraspol

Gjithashtu gjatë ceremonisë do të shpallen Portieri, mbrojtësi, mesfushori dhe sulmuesi më i mirë të sezonit 2020/21. /arbresh.info/

 

Lajmet më të lexuara