Atletico Madrid ka shënuar fitore të thellë ndaj Real Sociedadit me rezultat 4-0 në kuadër të xhiros së 35 në La Liga.
Katër gol patën vetëm një autor, Alexnader Sorloth, shkruan Arbresh.info.
Norvegjezi shënoi fillimisht në minutën e shtatë, kurse tre minuta më vonë shënoi edhe golin e dytë. Një minutë më pas kompletoi hattrickun.
Ky njëherit ishte edhe hattricku më i shpejtë i shënuar në histori të La Ligas, vetëm brenda katër minutash.
Sulmuesi norvegjez nuk u ndal dhe shënoi edhe golin e katërt pas gjysmë ore lojë.
Pjesa e dytë ishte e qetë dhe pa gola. Atletico me këtë fitore arrin në kuotën e 70 pikëve dhe ndodhet në pozitën e tretë kurse Sociedadi mbetet i 12-ti me 43 sosh./Arbresh.info
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen