Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar ndeshjet kthyese të fazës çerekfinale të European League.
Pas emocioneve të dhuruara nga ndeshjet e Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës, European League ka rezervuar emocionet për këtë të enjte.
Në orar janë për t’u zhvilluar katër ndeshje të zjarrta kthyese të fazës çerekfinale dhe thuajse të gjitha janë të hapura.
Ndeshja më interesante padyshim se është ajo në mes të klubeve italiane, ku Roma e pret Milanin dhe synon kualifikimin pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë në udhëtim.
Në ndeshjen tjetër, West Hami pret Bayer Leverkusenin dhe do të synoj të shkrijë disavantazhin 2-0 nga ndeshja e parë në Gjermani.
Liverpooli ka humbur 3-0 në Anfield nga Atalanta, por do të kërkoj befasinë, ndërsa ndeshja e fundit Marseille-Benfica është krejtësisht e hapur pas fitores së ngushtë 2-1 të portugezëve në ndeshjen e parë.
Të gjitha ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 21:00. /Telegrafi/
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...