Oklahoma City Thunder dhe Indiana Pacers luajnë ndeshjen e shtatë finale të NBA, ku e përcakton skuadrën kampione për këtë edicion.
Ndeshja do të luhet me fillim nga ora 02:00, pas mesnate, shkruan Arbresh.info.
Kjo është hera e parë pas nëntë vitesh që kampioni përcaktohet në ndeshjen e shtatë. Hera e fundit ishte në vitin 2016, kur Cleveland Cavaliers e mposhti Golden State Ëarriorsin.
Seria mes OKC dhe Indianas ka qenë tejet interesante ku ndeshja e parë u fitua nga Pacers, e dyta nga OKC.
Pacers fitoi edhe ndeshjet e tretë kurse të katërtën e të pestën i fitoi Oklahoma.
Ndeshjen e gjashtë ku Oklahama mund të shpallej kampion, e fitoi Indiana Pacers dhe tashmë fituesi përcaktohet këtë mbrëmje magjike./Arbresh.info
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale
Heshtje nga KEDS dhe Ministria e Ekonomisë, rrezikohet inves...