Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka diskutuar për spekulimet që ka hapur agjenti, Mino Raiola duke thënë se mesfushori, Paul Pogba mund të rikthehet në Juventus.
Raiola javën e kaluar tha se francezi nuk e ka problem rikthimin te “Zonja e Vjetër” sepse Pogba dëshiron të jetë në ndonjë skuadër që mund të fitojë trofe.
Këto komente nuk i kanë pëlqyer teknikut norvegjez, i cili ka thënë se Pogba nuk urdhërohet nga Raiola, por nga United, transmeton portali arbresh.info.

“Pogba është nën duart e Manchester United, jo të agjentit. Nuk kam folur me të dhe nuk i kam thënë Pogbas se çfarë duhet të thotë agjenti i tij”.
“Jam i sigurt se Paul dëshiron të luajë më ne pas lëndimit, të ndihmojë skuadrën. E di që duhet të punojë shumë për tu rikthyer në formë”, deklaroi ai.
26-vjeçari ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2021 ndërsa ka mundësi që të transferohet te Real Madrid./arbresh.info.
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...