Santiago Salari ka insistuar se Real Madridi vazhdon të jetë i përkushtuar në garën për titull në La Liga pavarësisht se qëndrojnë nëntë pikë larg Barcelonës si lidere e tabelës.
Real Madridi udhëton te Levante të dielën para ndeshjes kundër Barcelonës në kuadër të Kupës së Mbretit dhe përballjes tjetër mjaftë të rëndësishme në Ligë të Kampionëve kundër Ajaxit, transmeton portali arbresh.info.
Por, pavarësisht disfatës tronditëse javën e kaluar kundër Gironas, Solari thotë se ata do të vazhdojnë garën për titull deri të jenë matematikisht jashtë saj.
https://twitter.com/realmadriden/status/1099278903774986240
“Ne do të luajmë çdo ndeshje me përkushtim maksimal dhe përkushtimi jonë është për të garuar për ligë deri në fund”, ka thënë Solari në një konferencë për shtyp.
“Qëllimi jonë është për të mbyllur hapësirën, por Levante është një skuadër shumë e shpejtë dhe ne duhet të shkojmë atyre nga minuta e parë dhe të luajnë ndeshjen tonë si dhe të jemi agresiv në front të golave”
Ndeshja e nesërme kundër Levantes zhvillohet në ora 20:45./arbresh.info/
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...