Ka shkuar në vazhdime përballja mes Real Madridit dhe Real Sociedadit në Kupën e Mbretit, pasi 180 minuta nuk prodhuan fitues, por sollën në total tetë gola (4-4)
Pas vetëm 16-të minutash lojë, Ander Barrenetxea kaloi mysafirët në epërsi me asistimin e Pablo Marin.
Por, Endrick i barazoi shifrat në 1-1 me një gol të bukur në minutën e 30-të.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në 45 minuat e dytë kishte një dramë të vërtetë.
Në minutën e 72-të, David Alaba realizoi auto-gol, për t’ia kthyer epërsinë Real Sociedadit.
Tetë minuta më vonë, Takefusa Kubo asistoi te Mikel Oyarzabal, për rezultatin 3-1.
Mirëpo për katër minuta, Real Madridit bëri mrekullinë, duke shënuar dy gola.
Fillimisht, Jude Bellingham (82’) shënoi për 3-2 nga një asistim i Vinicius Junior, ndërsa katër minuta më vonë Aurelien Tchouameni i barazoi shifrat në 3-3 me asistimin e Rodrygos.
Mysafirët nuk u dorëzuan dhe kaluan sërish në epërsi me golin e Oyarzabal (90+3′), për t’ia kthyer epërsinë Sociedadit për 4-3.
Real Madridi nuk u eliminua, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 1-0 në favor të tyre, ndërsa tani rezultati i përgjithshëm është 4-4, e që do të luhen dy herë nga 15 minuta.
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...