Selektori i Kosovës, Franco Foda sot ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet miqësore të qershorit.
Foda për këtë listë ka grumbulluar 23 futbollistë, ku dy prej tyre janë të ftuar për herë të parë tek Kombëtarja A.
Fjala është për portierin e skuadrës së Tiranës, Mustafë Avdullahu, si dhe mesfushori i kampionati aktual të Kroacisë, Lokomtiva e Zagrebit, Art Samakaj.
Në fakt kjo dyshe ka luajtur më parë për Kosovën, por vetëm për grupmoshat dhe për herë të parë do të jenë të grumbulluar në ekipin A. /Arbresh.info
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...