Trajneri holandez i Liverpoolit, Arne Slot, ka pasur debutim të shkëlqyer me Liverpoolin.
Ai u largua nga Feyenoordi në verën e vitit të kaluar dhe e zëvendësoi Jurgen Kloppin në krye të Liverpoolit.
Liverpooli festoi pa tifozë në “Anfield” kur e fitoi titullin për herë të fundit për shkak të pandemisë së Covidit, por të dielën festa ishte e madhe.
Slot ka thënë se është shumë e vështirë të përshkruhen me fjalë emocionet që i ka pas këtij suksesi.
“Është vështirë të thuhet me fjalë. Mund ta shihni se çfarë po bëhet këtu, madje edhe para ndeshjes ishte atmosferë e zjarrtë. Kjo e bën të veçantë. Para disa vjetësh më parë e fituan ligën, por tifozët nuk ishin këtu. Për këtë është e shkëlqyer që i kemi këtu”, ka thënë Slot.
Tekniku holandez e ka përgëzuar punën që ka bërë Jurgen Klopp në këtë skuadër.
“Ai aspekt na ka ndihmuar shumë por edhe ndoshta se Manchester City kishte periudhë të vështirë, të cilën nuk e kishte për pesë vjet”, ka deklaruar Slot.
Trajneri Klopp në ditën e fundit para largimit nga Liverpooli, i kishte bërë tifozët që të brohorisnin emrin e Slotit.
Të njëjtën, Sloti e bëri me tifozët për teknikun gjerman të dielën.
Slot është bërë trajneri i pestë që e fiton Premier Leaguen në debutim, pas Jose Mourinhos, Carlo Ancelottit, Manuel Pellegrinit dhe Antonio Contes. Është bërë edhe trajneri i parë holandez që e fiton Premier Leaguen si trajner.
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...
E ardhmja ende e paqartë: Agjentët e Vini Jr kontaktojnë gji...
42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...
Çmimet e derivateve: Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet ...
Trump ia zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Horm...