Komisioni Evropian ka konfirmuar se ende nuk ka pranuar nga Kosova kërkesën për pagesën e radhës nga fondet e Planit të Rritjes.
Afati për dorëzimin e kërkesës është 15 korriku, ndërsa dita e fundit e qershorit paraqet afatin përfundimtar për zbatimin e reformave të parapara për këtë periudhë.
Dorëzimi i kërkesës nga autoritetet vendore është procedurë e paraparë me rregullat e Planit të Rritjes, ndërsa miratimi i pagesës së kësteve bëhet pasi Komisioni Evropian të vlerësojë pozitivisht zbatimin e reformave.
“Afati i ardhshëm i raportimit për Kosovën do të jetë më 30 qershor. Shpërndarja e fondeve nga BE-ja i nënshtrohet vlerësimit të përmbushjes së hapave të Agjendës së Reformave, si dhe pajtueshmërisë me kushtet dhe parakushtet e përgjithshme. Me skadimin e afatit për 13 reforma më 30 qershor të këtij viti, Kosova rrezikon të humbasë fonde nëse nuk përparon në zbatimin e Agjendës së Reformave”, ka deklaruar një zëdhënës i Komisionit Evropian.
Vlera e reformave që Kosova duhet t’i zbatojë deri më 30 qershor arrin mbi 90 milionë euro. Siç kanë shpjeguar zyrtarët e Komisionit Evropian, fundi i këtij viti shënon afatin përfundimtar edhe për 27 hapa të tjerë reformash, në vlerë prej afro 166 milionë eurosh.
Nga Komisioni Evropian është porositur se Kosova duhet të përshpejtojë zbatimin e Agjendës së Reformave për të shmangur humbjen e këtyre fondeve. Fondet nga Plani i Rritjes, në rast se humben, janë të pakthyeshme dhe kjo vlen për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor./rtk
Dëmtohet sërish kyçja për në Mazgit, ministria del me njofti...
Hamilton: NATO i di emrat e atyre që e kanë kryer sulmin në ...
Gjiganti spanjoll mendon transferimin e Salahut
Rrëzohet kallëzimi penal ndaj minatorëve të Trepçës, Prokuro...
Vihet gurthemeli për ndërtimin e Pediatrisë në Gjilan
Dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë i aku...