Ish-sulmuesi dhe mesfushori i Arsenalit, Adebayor dhe Flamini janë afër që ta vazhdojnë karrierën e tyre te skuadra turke, Rizespor.
Dy lojtarët e kanë përfunduar aventurën në skuadrat e tyre paraprake, pasi kontrata nuk iu është vazhduar, kështu skuadra e Rizesporit ka shpreh interesim për dy lojtarët që një kohë e përfaqësuan së bashku Arsenalin.
Ndërsa këtë mundësi transferimi e ka konfirmuar edhe menaxheri, Hikmet Karaman i cili ka njoftuar se lojtarët janë afër t’i bashkohen skuadrës.
“Ne kemi arritur një marrëveshje me dy lojtarët dhe brenda pak ditësh ata do të arrijnë në Rizespor”, ka thënë Hikmet.
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...
Ministria e Jashtme e Pakistanit: Bisedimet SHBA-Iran serioz...
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për menaxhimin...
Mbi 3500 mësues protestojnë në Ankara pas sulmeve në shkolla