Sipas gazetës spanjolle Diario AS, janë tre lojtarë në krye të listës së dëshirave të transferimeve të Real Madrid, të cilët do të blihen në vitet në vijim.
Përveç Kylian Mbappe, i cili është objektivi kryesor i Los Blancos për verën 2021, Real Madridi po punon që të sjellë Eduardo Camavingan dhe Erling Braut Haalandin.
Ardhja e treshes do të bënte që Real Madridi të kishte një formacion të mbushur me yje, por edhe më të ri në moshë.
Mbappé (22 vjeç), Haaland (20 vjeç) dhe Camavinga (18 vjeç), do të ishin në qendër të projektit, duke zëvendësuar yje si si 35-vjeçari Luka Modric dhe 33-vjeçari Karim Benzema.
Real Madrid dëshiron që ekipi i ri të futet në funksionojë në vitin 2022 ose 2023
Drejtuesit e klubit duan që kjo skuadër e re e Real Madridit të jetë në fuqi deri në vitin 2022 – ose, më së voni, 2023 – që përkon me përfundimin e Bernabéu të rimodeluar.
Me këtë klubi kërkon të ngjitet sërish në periudhën e artë kur fituan katër Ligat e Kampionëve nga pesë, midis viteve 2014 -2018.
Me ardhjen e Mbappé, Camavinga dhe Haaland – plus ardhjen e mundshme e David Alabas të Bayern Munchen – klubi ka besim se të rinjtë tashmë si Ferland Mendy, 25, Fede Valverde, 22, Vinicius Junior, 20 dhe Rodrygo Goes, 19 vjeç, gjithashtu do të ketë një rol të madh në ekipin e së ardhmes.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit