Diant Ramaj është duke shkëlqyer me fanellën e Ajaxit dhe ky shkëlqim, ka tërhequr vëmendjen edhe të skuadrave të mëdha evropiane.
Mediat angleze, kohëve të fundit kanë raportuar se Arsenal, Manchester United si dhe Chelsea kanë shprehur interesim për kosovarin, shkruan Arbresh.info.
Ramaj ishte transferuar tek ekipi holandez gjatë verës së kaluar nga Eintracht Frankfurt, ndërsa ka kontratë me klubin nga Amsterdami deri në vitin 2028.
22 vjeçari konsiderohet si një portier me potencial të lartë, ku në 17 ndeshje ka pësuar 26 gola.
Yllin gjerman, i cili ka prejardhje kosovare, aktualisht është duke e pritur edhe Kombëtarja e Kosovës, ndërsa portieri ende nuk ka vendosur, pasiqë është në pritje edhe të ftesës nga Kombëtarja e Gjermanisë, aty edhe ku është rritur. /Arbresh.info/
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...