Skiatori francez, David Poisson, ka ndërruar jetë në pistën e Nakiska (Kanada), teksa ishte duke u stërvitur.
35-vjeçari ishte duke u përgatitur për garat e Kupës së Botës, kur është rrëzuar dhe nga shpejtësia e madhe ka kaluar edhe barrierat mbrojtëse, duke u përplasur me një pemë në anë të pistës. Ky impakt ka qenë fatal për të, pasi ka ndërruar jetë në moment.
Në pistën kanadeze ishin duke u stërvitur skiatorët e Kombëtares franceze, italiane dhe zvicerane, që kanë mbetur të shokuar nga ky incident i rëndë.
“Ishte gjithçka e kotë, pasi Poisson kishte ndërruar jetë menjëherë pas impaktit dhe nuk u krye transportimi i tij në spital”, thanë punonjësit e pistës.
Incidenti ka ndodhur në pjesën e fundit të pistës, gjatë një kthese, ku skiatorët arrijnë shpejtësinë 100km/orë gjatë lëshimit, ndaj dhe impakti ka qenë i fortë.
Muriqi shpallet lojtari i muajit në La Liga
Elezi: Sot përmbyllet rinumërimi, rezultatet përfundimtare s...
Ushtarë të FSK-së i bashkohen ushtrimit fushor “KFOR 36”
Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut
OVL UÇK-ja nis mobilizimin e degëve, për protestën e 17 shku...
KFOR-i gjerman patrullon në veri