Skënderbeu i Korçës do të tentojë që për herë të dytë në histori të klubit të futet në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, shkruan arbresh.info.
Pasi kaloi tri faza preliminare, skuadra nga Korça në fazën ‘play-off’ do të përballet me Dinamon e Zagrebit në ndeshjen e dytë e cila zhvillohet sonte në ‘Elbasan Arena’ nga ora 20:00.
Duke u nisur nga rezultati i ndeshjes së parë në Zagreb (1:1), Skënderbeu ka shumë shpresa pasi që edhe me një barazim 0:0 kalon tutje për ta rishkruar historinë.
Në anën tjetër, Shkëndija e Tetovës sonte nga 20:45 e zhvillon ndeshjen për prestigj ndaj Milanit.
Rezultati në këtë sfidë ka pak rëndësi pasi që tetovarët në ‘San Siro’ pësuan me shifrat 6:0. /arbresh.info/
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...