Skënderbeu ka zbritur dje në fushë, pas tri ditëve pushim. Trajneri Ilir Daja ka kërkuar përqendrim maksimal nga grupi i lojtarëve.
Deri në prag të ndeshjes së parë me Dinamon e Zagrebit, janë 9 ditë kohë për të përgatitur në mënyrën më të mirë takimin.
Dje, trajneri Daja ka preferuar që pas 10 minutave të para të stërvitjes, përfaqësuesit e medias të largohen nga terreni stërvitor.
Ndërkohë, interesi i tifozëve ka qenë i madh për të ndjekur seancën e djeshme.
Lajm i mirë për Dajën është fakti se asnjë prej lojtarëve nuk vuan nga ndonjë dëmtim. Gjithashtu, asnjë nuk është i pezulluar për kartonë.
Të vetmit që rrezikojnë janë Radas dhe Vangjeli, të cilët nëse ndëshkohen në ndeshjen e parë, atëherë do të plotësonin numrin tre të kartonëve.

Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut