Skënderbeu ndal Teutën pretendente në startin e kampionatit.
Korçarët barazuan 1-1 në Niko Dovana në një ndeshje që mund ta kishin fituar nëse sulmuesi Mensah do të tregohej i saktë përballë Frashërit në minutën e 94-t, por u ndal nga portieri që shleu gabimin në rastin e golit të barazimit të Skënderbeut.
Sfida e luajtur në Durrës u mbyll në barazim 1-1 teksa Teuta nuk arriti të ruante avantazhin provizor të arritur me golin e Rubin Hebajt që në minutën e 10-të. Në minutën e 35-të një dalje e pastudiuar e Stivi Frashërit u shfrytëzua në maksimum nga Jorgo Meksi që realizoi një gol të bukur duke barazuar shifrat. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi më me dy skuadrat që ndanë nga 1 pikë.
E nisi në mënyrën më të mirë sezonin e ri të Kategorisë Superiore, Vllaznia e trajnerit gjerman Thomas Brdaric. Kuqeblutë mposhtën pastër 2-0 në Shkodër Apoloninë debutuese. Pas një pjese të parë që prodhoi emocione por jo gola, Vllaznia zhbllokoi shifrat në fillimin e fraksionit të dytë me mbrojtësin Eni Imami. Fitoren e shkodranëve e vulosi sulmuesin kenian Ismail Dunga në minutën e 82-të.
Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, Kushtetuesja: Sot afati...
Ambasadori i Francës nuk komenton deklaratat e deputetit të ...
Rama: Pas vendosjes së kamerave bie numri i veprave kriminal...
Zbulohet lista e 10 klubeve që shitën më shumë fanella më 20...
Kosova dhe Turqia drejt thellimit të bashkëpunimit në fusha ...
Zhdukja e Alush Kastratit – operacion kërkimi me dronë, qen ...