Skënderbeu nuk ka ndërmend të heqë dorë nga titulli kampion i sezonit 2015-2016, i hequr nga Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit pas dyshimeve për trukime ndeshjesh.
Për këtë arsye, skuadra korçare ka hedhur zyrtarisht në gjyq Federatën Shqiptare të Futbollit, duke ankimuar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv vendimin e këtij titulli dhe gjithçkaje tjetër përfshin ai dënim, me pikët e hequra dhe me gjobën financiare.
Top Channel ka mundur të sigurojë një kopje të dosjes së kësaj çështjeje, që ndodhet tashmë prej muajit gusht në Abitrazhin e Lozanës.
Në edicionin kryesor të orës 19:30 do t’iu mundësojmë ekskluzivisht akuzat e skuadrës korçare, me të cilat duket se Skënderbeu do të jetë shumë pranë rifitimit të titullit kampion të sezonit 2015-2016. /Top Channel
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit