Bashkimi e pret Borën në ndeshjen e pestë dhe vendimtare në kuadër të gjysmëfinales së play-offit në Superligën e Kosovës.
Takimi luhet sonte me fillim nga ora 19:30 dhe luhet në palestrën “Sezai Surroi”, shkruan Arbresh.info.
Seria gjysmëfinale është 2-2, dhe fituesi do të luaj në finalen e madhe.
Bashkimi e kërkon finalen e dytë radhazi në elitën e basketbollit kosovar, kurse Bora pas një sezoni historik dëshiron të luaj për herë të parë në histori të klubit në finale.
Kujtojmë se Bora u inkuadrua edicionin që lamë pas në Superligën e Kosovës, dhe tashmë në vitin e tyre të dytë kanë arritur deri në këtë fazë pas një super komponimi të skuadrës në krye me trajnerin Zoran Kascelan.
Dy ndeshje që janë luajtur në këtë seri në Prizren i fitoi Bashkimi. Të parën prizrenasit e fituan ngushtë me rezultat 73-70, teksa në takimin tjetër triumfuan 88-73.
Kurse Bora iu kundërpërgjigj me dy fitore në Prishtinë, ku kryeqytetasit në njërin takim fituan minimalisht 76-75, teksa në ndeshjen e fundit që u luajt të shtunën triumfuan pas vazhdimeve 104-99.
Në përgjithësi këtë edicion duke përfshirë edhe këto përballje, janë takuar tetë herë mes vete ku kanë bilanc të barabartë me nga katër fitore secila.
Por ndeshja e sotme, i lë anash të gjitha takimet tjera pasi me një fitore nga cilado skuadër arrin finalen e tjetra eliminohet.
Ndryshe, fituesi i këtij takimi në finale takohet me Trepçën e cila triumfoi në fundjavë ndaj Pejës në gjysmëfinale pas fitores së tretë të arritur në “Karagaç”.
Seria finale nis të dielën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...