Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në finalen e Kupës së Afrikës mes Senegalit dhe Marokut.
Ndeshja po zhvillohej në minutat shtesë dhe rezultati ishte 0:0, kur gjyqtari akordoi penallti për Marokun pas rishikimit me VAR, shkruan Gazeta Express.
Pas këtij vendimi, trajneri i Senegalit u kërkoi lojtarëve të tij të largoheshin nga fusha.
Të gjihtë lojtarët u larguan përveç kapitenit të kombëtares Sadio Mane, i cili pas disa bisedave me gjyqtarin, shkoi në zhveshtore dhe si lider i ktheu skuadrën në fushë.
Pas kësaj lojtarët u kthyen në fushë, dhe ndeshja rifilloi.
Brahim Diaz mori përgjegjësinë ta gjuaj penalltinë. Por ai për momentin është shndërruar në ‘fytyrën tragjike’ të kombit, pasi humbi 11-metërshin duke provuar stilin ‘panenka’ të cilin portieri Mendy e kuptoi.
Tashmë ndeshja ka vazhduar në kohën shtesë ku do të luhet dy pjesë nga 15 minuta./Arbresh.info
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...