Është zbuluar se shoku i Mert Hakan Yandaş, Ersen Dikmen, ka luajtur plot 15 herë bastin “İsmail Yüksek bën të paktën 3 faulle” në ndeshjen Slavia Prag–Fenerbahçe dhe të gjitha kanë rezultuar fituese.
Ndërkohë basti “merr karton të verdhë” në ndeshjen Fenerbahçe–Stuttgart është fituar vetëm falë kartonit të marrë nga Yüksek në minutën 90+8.
Në hetimin për akuzat e trukimit dhe basteve të paligjshme në futboll, ku të arrestuar janë Mert Hakan Yandaş i Fenerbahçes dhe miku i tij i ngushtë Ersen Dikmen, kanë dalë detaje të reja.
Sipas hetimeve, “SABAH” ka siguruar listën e ndeshjeve ku Dikmen ka luajtur baste me para të dërguara nga Mert Hakan.
Në ndeshjen Slavia Prag–Fenerbahçe të vitit të kaluar, Yüksek kreu 5 faulle, duke bërë që basti “İsmail Yüksek bën të paktën 3 faulle” të fitonte.
Edhe më i dyshimtë është rasti i ndeshjes Fenerbahçe–Stuttgart të tetorit, kur Yüksek ishte duke e mbyllur ndeshjen pa karton, një debat i minutës 90+8 me lojtarin kundërshtar i solli kartonin e verdhë dhe i dha fitore bastit të luajtur nga Dikmen.
Në llogaritë bankare të Mert Hakan Yandaş, nga viti 2017 e në vazhdim, janë mbi katwr milionw euro dhe 4.1 milionw euro dalje.
Mby është zbuluar se Mert Hakan i ka dërguar rreth 90,000 euro Ersen Dikmenit gjatë viteve 2021–2025, dhe këto para janë kaluar pothuaj menjëherë në faqe bastesh.
Ajo që bie më shumë në sy në raport është frekuenca e pazakontë e basteve të luajtura mbi lojtarin e Fenerbahçes, İsmail Yüksek, veçanërisht bastet “bën të paktën 3 faulle” dhe “merr karton”, të cilat kanë rezultuar fituese në mënyrë të rregullt.
Të dy personat janë arrestuar si pjesë e hetimit.
Në ndeshjen Slavia Prag–Fenerbahçe më 28 nëntor 2024, Dikmen ka luajtur 15 herë bastin “İsmail Yüksek bën të paktën 3 faulle” me koeficient 1.73 dhe i fitoi të 15-tat.
Yüksek ishte titullar në atë ndeshje dhe ishte lojtari i dytë me më shumë topa të rikuperuar (7 herë), lojtari i katërt me më shumë ndërprerje pasimesh, mori karton të verdhë në minutën 82, kreu 5 faulle dhe qëndroi në fushë 90 minuta.
Edhe në ndeshjen Fenerbahçe–Stuttgart të 23 tetorit, Dikmen kishte luajtur 3 herë bastin “İsmail Yüksek merr karton të verdhë” me koeficient 2.93 dhe fitoi, pasi Yüksek u ndëshkua pikërisht në minutën 90+8, pavarësisht se gjatë ndeshjes kishte bërë vetëm 2 faulle.
Detajet nga bisedat WhatsApp:
Nga bisedat e WhatsApp mes Mert Hakan Yandaş dhe Ersen Dikmen dolën detaje të tjera interesante.
Kurti falënderon FBI-në: Aktakuza për shpërthimin në Ibër-Le...
Vjen momenti i Edon Zhegrovës, ylli dardan e nis nga minuta ...
Befasi në formacionin startues të Realit ndaj Cityt, këto ja...
Hamza prezanton vizionin e tij: Kosova ecën përpara kur jemi...
Real Madridi merr një goditje të fortë para ndeshjes me Man ...
Macron: Në 2026 adoleshentët francezë s`do të kenë qasje në ...