Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka hapur procedurë disiplinore ndaj fizioterapeutit të KF Malisheva, Ali Bytyqi, pas një incidenti të rëndë që ndodhi pas përfundimit të ndeshjes Malisheva – Ferizaj.
Sipas raportit të KG të FFK-së, Bytyqi ka goditur me grusht në fytyrë Edmond Zeqirin, asistentin e parë të gjyqtarit kryesor, Genc Nuza.
Incidenti u zhvillua menjëherë pasi përfundoi takimi i javës së 20-të, i cili u luajt të martën në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, ku vendasit fituan me rezultat 3-2.
Sipas njoftimit të FFK-së, situata u përshkallëzua edhe më tej, pasi Bytyqi ka tentuar të godasë përsëri Zeqirin, këtë herë me një gur, por ndërhyrja e futbollistëve dhe trajnerit të Malishevës parandaloi një incident edhe më të rëndë.
Stafi i klubit ndërhyri duke e larguar atë në ambientet zyrtare të klubit.
Edmon Zeqiri është prej gjyqtarëve të parë me logo të FIFA-s dhe gjykon shpesh në arenën ndërkombëtare.
Ky incident ka ngjallur reagime të shumta dhe pritet që Komisioni Disiplinor i FFK-së të marrë masa të rënda ndaj fizioterapeutit të Malishevës, duke vendosur një precedent për sjelljet e tij.
Irani vendos rregulla të reja për Ngushticën e Hormuzit
Lushtaku: Limaj mund të jetë pjesë e listës së PDK-së
Rexhaj i quan mllef kundër VV’së dhe transfere futbolli larg...
E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...