Skuadra e Pep Guardioles pritet të ketë ndryshime pastrimi gjatë kësaj vere, ku shtatë lojtarë mund të largohen.
Ylli portugez, Bernardo Silva aktualisht ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2026, por mediat angleze kanë raportuar se ai pritet të largohet, shkruan Arbresh.info.
Ka zëra për një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro në kontratën e tij dhe portugezi e konsideron Barcelonën si një opsion të mundshëm.
Arabia Saudite ka shprehur interesim për Kevin de Bruyne, mediat të ndryshme kanë raportuar se liga arabe është e gatshme që lojtarin belg ta bëjë një ndër yjet e mëdha të ligës së tyre.
Kalvin Philips pas një huazimi jo të suksesshëm tek West Ham United, është njëri ndër emrat e radhës që pritet të largohet nga “Qytetarët”, ndërsa Kyle Walker mund të humbasë vendin e tij në formacion, duke lëshuar vendin për talentet e rinj si Rico Lewis i cili konsiderohet si e ardhmja e skuadrës angleze.
Matheus Nunes erdhi nga wolves verën e kaluar, por nuk i ka bërë përshtypje. Kjo mund të thotë se edhe ai do të largohet së shpejti nga Etihad Stadium.
Joao Cancelo, i cili aktualisht është në huazim tek Barcelona, nuk pritet që të rikthehet tek City dhe kjo tanimë është bërë e ditur.
Stefan Ortega, ka shprehur dëshirën e tij që të qëndrojë tek skuadra angleze, mirëpo një largim i mundshëm pritet të ndodhë, pasiqë preferon që të luaj rregullisht dhe mos të jetë portier rezervë. /Arbresh.info
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...