LEVERKUSEN - Granit Xhaka of Bayer 04 Leverkusen during the UEFA Champions League match between Bayer 04 Leverkusen and FC Bayern Munich at the Bay Arena on March 11, 2025 in Leverkusen, Germany. ANP / Hollandse Hoogte / Bart Stoutjesdijk - Photo by Icon Sport
Transferimi i Granit Xhakës tek Milani është bllokuar.
Sipas të famshmes zvicerane, Blick, transferimi i mundshëm i kapitenit të Zvicrës dhe yllit të Bayer Leverkusen, Granit Xhaka, drejt gjigantit italian AC Milan është për momentin jashtë çdo llogaritjeje.
Burime të sigurta bëjnë të ditur se përpjekjet e Milanit për të siguruar shërbimet e mesfushorit 32-vjeçar janë shuar.
Një takim i rëndësishëm mes përfaqësuesve të klubit italian dhe menaxhmentit të lojtarit ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret.
Pavarësisht interesimit serioz dhe tentativës për të marrë përsipër kontratën e tij të majme, e cila është e vlefshme deri në vitin 2028 me Leverkusenin, negociatat kanë ngecur.
Siç duket, Bayer Leverkusen nuk është i gatshëm të heqë dorë nga një prej lojtarëve kyç të skuadrës.
Për momentin, Granit Xhaka mbetet pjesë e kampionëve të Bundesligës dhe një lëvizje drejt Serie A është larg realitetit./Arbresh.info
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...