Diego Simeone është shumë pranë të hyjë në historinë e Atlético Madrid, teksa skuadra e tij përgatitet për një tjetër derbi ndaj Real Madrid.
Edhe pse kjo përballje nuk ka shumë peshë në renditjen e La Ligës – pasi skuadra e “Cholos” është larg kreut – për teknikun argjentinas ka shumë në lojë.
Ai mund të bëhet trajneri i parë në historinë e klubit që fiton të dy derbit e kampionatit ndaj Real Madridit në dy sezone të ndryshme.
Simeone e ka arritur një herë këtë sukses në sezonin 2014/15 dhe tani ka mundësinë ta përsërisë në këtë edicion, duke vendosur një rekord unik që askush më parë nuk e ka arritur te Atlético.
Në historinë e klubit kanë ekzistuar raste kur Atlético ka fituar të dy ndeshjet ndaj Real Madridit brenda një sezoni, por gjithmonë me trajnerë të ndryshëm.
Në sezonin 1940/41, skuadra e njohur atëherë si Atlético Aviación i fitoi të dy derbit, por me dy trajnerë të ndryshëm: fillimisht Ramón de la Fuente Leal, i njohur si Lafuente, dhe më pas Ricardo Zamora, i cili e udhëhoqi ekipin drejt titullit.
Një tjetër emër i madh që e arriti këtë ishte Helenio Herrera, i cili në sezonin 1950/51 mposhti Real Madridin në të dyja ndeshjet e kampionatit me rezultate bindëse.
Tani, Simeone ka shansin të shkruajë historinë i vetëm. Në ndeshjen e parë të këtij sezoni, Atlético triumfoi bindshëm 5-2 ndaj madrilenëve, që në atë kohë drejtoheshin nga Xabi Alonso.
Kujtojmë se Reali ka një rekord negativ ndaj Atleticos në La Liga, ku nuk di për fitore në gjashtë ndeshjet e fundit./Arbresh.info
Rreth 200 vullnetarë, 400 thasë mbeturina – Aksion pastrimi ...
Këta janë dy efektivët që shpëtuan nga mbytja 59-vjeçaren në...
Parandalohet futja e substancave narkotike në Qendrën Korrek...
Flick pas fitores me Rayon: E rëndësishme ishin tri pikët, J...
Tottenham mposhtet nga Nottinghami dhe rrezikon seriozisht r...
Ushtria e Iranit thotë se Hormuzi do të “mbyllet plotësisht”...