Tottenham është mposhtur me rezultat 0-3 nga Nottingham Foresti në kuadër të xhiros së 31-të në Premier League.
Igor Jesus në fundin e pjesës së parë i dha epërsinë mysafirëve, shkruan Arbresh.info.
Kurse Gibbs-White në minutën e 62-të e dyfishoi rezultatin. Fitoren e vulosi Awoniyi katër minuta para fundit për 0-3.
Me këtë humbje tashmë skuadra e Tudorit rrezikon seriozisht rënien nga Premier League ku ndodhet në pozitën e 17-të me 30 pikë, një më shumë se West Hami që ka 29 sosh në pozitën e 18.
Teksa, Nottingham me këtë fitore arrin 32 pikë dhe është e 16-ta.
Ndeshjen e radhës Spurs e luan në udhëtim tek Sunderlandi i Granit Xhakës, ndërsa Forest përballet me Aston Villan në shtëpi./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...