Ylli i Hoffenheimit Fisnik Asllani thotë se kualifikimi në Kupën e Botës do të ishte dhurata më e mirë për të gjithë tifozët e Kosovës.
Tashmë katër ditë na ndajnë nga Kupa e Botës, ku Kosova do të jetë mysafir i Sllovakisë, ndërsa në rast fitore atëherë në Prishtinë do ta zhvillojë finalen ndaj fituesit së gjysmëfinales tjetër Turqi – Rumani.
Në një intervistë të gjatë për “Sport Bild”, Asllani është pyetur edhe rreth mundësisë së kualifikimit në Botëror, aty ku u shprehë se të gjithë tifozët e Kosovës po e presin me padurim.
“Mund të jetë gjëja më drastike që ka ndodhur ndonjëherë ose që mund t’i ndodhë shtetit. Po, nuk e di, nuk mund të përshkruhet me fjalë. Sa mesazhet kanë ardhur në këta muajt e fundit, të gjithë thonë se kualifikimi në Kupën e Botës do të ishte dhurata më e mirë për ne”.
Megjithatë, Asllani e pranoi se nuk do të jetë aspak e lehtë me Sllovakinë që e mposhti së fundmi edhe Gjermaninë.
“Do të ishte edhe për ne dhurata më e mirë dhe po, e presim me padurim ndeshjen. Do të jetë shumë e vështirë. Sa janë gjasat? Nuk besoj që ka ndonjë kombëtare që duhet nënvlerësuar ose diçka të tillë, as ne nuk duhet të jemi të nënvlerësuar. E kemi kualitetin dhe mundësitë janë aty”.
“Sllovakia e ka mposhtur Gjermaninë në shtëpi, mendoj ka qenë 2-0, prandaj vlerësohet si brutalisht e vështirë. Nuk ka më ndeshje të lehta me kombëtaren, të gjithë e vendosin zemrën në lojë prandaj nuk do të jetë e lehtë për askënd”.
I pyetur se kush do të ishte më krenar në rast kualifikimi, Asllani duke qeshur deklaroi se padyshim babai i tij.
“Kush do të ishte më krenar, ti apo babai? Mendoj se babai, po. Unë do të isha jashtëzakonisht krenar, por askush nuk do të ishte më shumë se babai im”.
Kujtojmë, Asllani do të udhëtojë për në Kosovë pas ndeshjes me Hoffenheimin ndërsa “Dardanët” të enjten e zhvillojnë sfidën me Sllovakinë./Telegrafi/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira