Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari shprehu sot mirënjohjen për dy efektivët e Policisë së Shkodrës që falë ndërhyrjes së tyre të menjëhershme, i shpëtuan jetën një gruaje që tentoi të vetëmbytej në ujërat e Bunës.
“Në ato çaste kur çdo sekondë bën diferencën Erixhon Senko dhe Francesko Hoxha zgjodhën të veprojnë pa hezitim, duke vënë jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar një tjetër”, tha Lamallari në një postim në rrjetet sociale.
Ministri Lamallari u shpreh se “ky është misioni më i lartë i uniformës: të jesh aty kur qytetarët kanë më shumë nevojë. Krenar për ju! Shembulli juaj është dëshmi e qartë se shërbimi ndaj qytetarëve nuk është thjesht detyrë, por thirrje dhe guxim”.
Një 59-vjeçare u shpëtua sot nga forcat e policisë, pasi tentoi të vetëmbytej në ujërat e lumit Buna. Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë hyrë në ujë, duke bërë të mundur nxjerrjen e 59-vjeçares nga ujërat e lumit Buna, në gjendje të rëndë, por me shenja jete, si dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.
Nice mbetet në elitën e futbollit francez, fiton bindshëm nd...
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet për datat 30 Maj ...
Aksident në Gjirokastër, përplasen dy automjete në bulevardi...
Putin mohon sulmin me dron në Rumani, Bukureshti dëbon konsu...
Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifik...
OBSH: Shkalla e vdekshmërisë nga shpërthimi i Ebola-s arrin ...