Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë.
Këtë e ka thënë trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, duke komentuar paraqitjen e bashkëvendësit të tij, Lionel Messi, në fitoren 1:3 të Argjentinës në udhëtim te Ekuadori, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.
Messi me tre gola të bukur, ia siguroi botërorin Argjentinës.
E punën me Messin, Simeone do të ketë nesër (e shtunë) në përballjen mes Atletico Madridit dhe Barcelonës.
“Messi ishte ajo që të gjithë argjentinasit dëshironin dhe kërkuan”, ka thënë fillimisht Simeone për konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.
“Unë pashë gjithë ndeshjen dhe ai iu përgjigj atyre kritikëve që nuk besonin në të, ai dëshmoi se ai është më i miri në botë”.
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...