Simeone i del në mbrojtje Alvarezit: Brenda pak kohe, me siguri do të flasim për golat e tij

21:43 | 19 Janar 2026
D.H

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka folur për formën e Julián Álvarezit para ndeshjes së Ligës së Kampionëve që skuadra madrilene do ta luajë të mërkurën kundër Galatasarayt.

Tekniku argjentinas ka larguar çdo dyshim apo shqetësim për mungesën e golave të sulmuesit.

“Për mua ka zhvilluar një ndeshje të madhe, ashtu si në Coruña dhe kundër Real Madridit. Ka bërë paraqitje të mira dhe goli do të vijë”, është shprehur Simeone.

Ai theksoi se nuk është i shqetësuar për Juliánin, pasi cilësitë për të shënuar nuk i mungojnë.

“E vërteta është se nuk më shqetëson, sepse goli është pjesë e lojës së tij. Duhet të vazhdojë të punojë me qetësinë dhe stabilitetin që ka gjetur te Atletico”, tha ai.

Simeone është i bindur se shumë shpejt situata do të ndryshojë.

“Brenda pak kohe, me siguri do të flasim për golat e Julián Álvarezit”, u shpreh i bindur Simeone.

Alvarez nuk shënon gol që nga ndeshja e fundit në Ligën e Kampionëve të zhvilluar me 9 dhjetor ndaj PSV. Ai numëron shtatë ndeshje pa gola./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale