Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Silvinjo ka thënë se Shqipëria është gati për të bërë një ndeshje të mirë kundër Moldavisë dhe për të marrë maksimumin.
Shqipëria pas humbjes në ndeshjen e parë nga Polonia, rikthehet në Tiranë për ta zhvilluar ndeshjen e dytë në kuadër të fushatës së kualifikimeve për Euro 2024.
I shoqëruar nga futbollisti Elseid Hysaj, trajneri brazilain ka folur para ndeshjes.
“Duhet të theksojmë se kemi para shtatë finale. Nesër do të luajmë finale e parë, atë ndaj Moldavisë që është ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Unë jam i bindur se ekipi ynë do të bëjë një lojë shumë të mirë dhe do të luajë fort ndaj një ekip si Moldavia, që deri më tani ka dy barazime. Jam i bindur që kemi një grup të mirë, që do të luajë me zemër dhe do të japë shpirtin në fushën e lojës. Shqipëria është gati për të bërë një ndeshje të mirë dhe për të marrë maksimumin nga kjo sfidë”, ka thënë Silvinjo. “Objektivi ynë është kualifikimi për në finalet e kampionatit evropian”.
Seancë për sulmin në Banjskë, sot jepen fjalët përfundimtare...
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite