Google ADS

Siguria e lartë për Granit Xhakën në Serbi, gazetari serb: Ai nuk është i mirëpritur, por Policia është gati

16:26 | 23 Mars 2023
E.H

Kombëtarja e Zvicrës luan ndeshjen e parë të fazës para-kualifikim në Euro 2024 më 25 mars ndaj Bjellorusisë.

Për shkak të gjendjes në shtetin bjellorus, kjo ndeshje do të luhet në Novi Sad të Serbisë.

Kryeredaktori i Sportal në Beograd, Predrag Mihailovic flet për situatën e sigurisë për ndeshjen kualifikuese në Kampionatin Europian dhe për Granit Xhakën – ky i fundit njihet për shqiponjën drejtuar lojtarëve serb në ndeshjen e Kupës së Botës në Rusi dhe veshjes së fanellës me mbiemrin Jashari në Kupën e Botës ‘Katari 2022’.

Ai thotë se lojtari shqiptar pritet të ketë siguri të lartë dhe se Policia e shtetit është e gatshme për mbrojtjen e tij.

“Ai s’duhet të dalë në rrugë, sepse nuk është i mirëpritur këtu. Por për mbrojtjen e tij Policia serbe është gati”, ka thënë Mihailovc, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë që Granit Xhaka do të jetë shqiptar i vetëm që do të udhëtoj me ‘Helvetikët’ në Serbi, për shkak se Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri u larguan nga lista e Murat Yakin shkaku i lëndimit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale