Sigal Prishtina kanë dëshmuar formën e mirë në ProCredit Superligë, duke regjistruar fitoren e tetë radhazi.
Kryeqytetasit kanë triumfuar ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 102:89 (30:23, 22:21, 22:23, 28:22) në kuadër të Javës së njëzet e dytë të kampionatit.
Cory Reeves ka qenë lojtari më i spikatur te Sigal Prishtina me njëzet e tri pikë e shtatë kërcime, ndërsa te prizrenasit, Tervell Beck ka shënuar njëzet e pesë pikë e gjashtë kërcime, dhe Jordan Johnson ka kontribuar me njëzet e tri pikë e nëntë asistime.
Ndërkohë, Peja ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit në një ndeshje të luftuar deri në sekondat e fundit, duke fituar me rezultat 64:59 (23:22, 18:14, 11:12, 12:11). Tek vendasit, më i dalluari ka qenë Tulio Da Silva me dymbëdhjetë pikë dhe dhjetë kërcime, ndërsa te mysafirët, Trey Anderson ka spikatur me nëntëmbëdhjetë pikë e shtatë kërcime.
Pas kësaj jave të garave, tabela kryesohet nga Bashkimi, ndërsa Proton Cable Prizreni mbetet në fund të renditjes./rtk/
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës