Sigal Prishtina e ka mposhtur Golden Eagle Yllin, bindshëm.
Skuadra nga kryeqyteti nga palestra “13 qershori” në Suharekë, doli me triumf prej 19 pikësh diferencë, me rezultat 67:86.
Për Prishtinën, kjo është fitorja e dytë në tri ndeshje të luajtura dhe ka mbledhur pesë pikë, një më shumë se Ylli që e ka vetëm një fitore deri më tani.
Sigal Prishtina dallimin në këtë përballje e bëri në çerekun e parë dhe dy periudhat e fundit, në të cilat ishte dukshëm më e mirë se Ylli, ekip që e fitoi vetëm dhjetëminutëshin e dytë (28:16).
Epërsia e krijuar ishte e mjaftueshme për basketbollistët e trajnerit Murat Bilge për të triumfuar bindshëm në Suharekë.
Hiç më pak se pesë basketbollistë të Prishtinës e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore, ku më i dalluari ishte Damiree Burns me “double-double” prej 16 pikëve e 17 kërcimeve.
Lojë të mirë te Prishtina treguan edhe Rashad Williams (22), Josh Nzeakor (18), Jalen Moore (16) e Daniel Lekndrejaj (12).
Te Ylli edhe në këtë ndeshje më efikasi ishte Terrell Brown me 21 pikë të realizuara por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen e dytë rresht këtë sezon./klanK
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...