Sulmuesi i AC Milanit, Gonzalo Higuaini do të luaj ndeshjen e parë zyrtare të sezonit të ri nesër kundër Napolit.
Vetëm një ditë para përballjes së madhe, sulmuesi argjentinas është detyruar të këndojë para bashkëlojtarëve të rinj – ashtu si çdo lojtar i ri në klub, transmeton portali arbresh.info.
Në një video të publikuar online në rrjete sociale, Higuaini shihet duke kënduar derisa po qëndronte mbi një karrige.
Gjatë konferencës së sotme (e premte) për shtyp, trajneri Gennaro Gattuso ka lavdëruar sulmuesin:
“Unë mendoj se ai është ndër top 10 lojtarët në botë”, ka thënë Gattuso.

“Ne mund ta prekim atë me duart tona çdo ditë, të gjithë e dinë këtë, ne e kemi vërejtur se sa i fortë është. Ne jemi një skuadër dhe duhet të punojmë shumë për t’i ndihmuar atij në mënyrën më të mirë të mundshme”
Ndeshja mes Napolit dhe Milanit zhvillohet duke filluar nga ora 20:30 të shtunën./arbresh.info/
https://twitter.com/MilanLiveIT/status/1033079175471616001?
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së