Trajneri i Kombëtares së Holandës, Ronald Koeman, ka thënë se nuk do të jetë në gjendje ta marrë drejtimin e Barcelonës para verës së vitit 2021, për shkak të shtyrës së Kampionatit Evropian 2020 për një vjet, si pasojë e shpërthimit të sëmundjes koronavirus.
Fillimisht ishte thënë se Koeman do të emërohej trajner i Barçës pas Euro 2020 këtë verë, por kjo nuk mund të ndodhë të paktën edhe një vjet, transmeton Gazeta Express.
Duke folur pas vendimit të UEFA-s për shtyrjen e evropianit për vitin e ardhshëm, ish-lojtari i Barcelonës tha: “Në klauzolë e kam të shkoj në Barcelonë vetëm pas Kampionatit Evropian. Nuk është përmendur ndonjë datë, por tani do të ndodhë pas Kampionatit Evropian 2021”.
“Por unë nuk kam menduar për këtë as edhe një sekondë”, shtoi ai.
Barcelona udhëhiqet nga Quique Setien momentalisht, pas shkarkimit të Ernesto Valverdes në janar.
Vrasja e taksistit shqiptar në Belgjikë, arrestohen dy të ri...
Australi: Vala e të nxehtit dhe zjarret godasin vendin, temp...
Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës nën dyshimin...
I zhdukur gjatë luftës, gjendet trupi i Rasim Mehmet Kocit
BE shqyrton zgjidhje pas bllokimit të kufijve për mallrat dr...
ZRrE shtyn afatin për aplikimet, për tarifat e energjisë ven...